Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

23 Qershor 2026 | 14:35

Babai i tij është i sëmurë dhe situata është serioze. Vetëm kjo do të mjaftonte për ta komplikuar Kupën e Botës të Lionel Messit. Sikur të mos mjaftonte kjo, një lajmi i rremë për ndarjen nga jeta të babit Jorge ishte një goditje tjetër nën brez, që mund të hidhte në tapet çdo futbollist dhe çdo njeri tjetër,

Por duket se duhet më shumë se kaq për të mposhtur një kampion të këtij kalibri. Messi vazhdon të stërvitet me shokët e tij të ekipit, i forcuar nga atmosfera e jashtëzakonshme dhe besimi që e rrethon.

Kampionët në fuqi të botës janë miq; ata e njohin njëri-tjetrin prej vitesh; ata fituan Kupën e Botës në Katar, dy Kupa Amerika dhe “Finalissima” së bashku. Ata kanë kaluar nëpër beteja të panumërta dhe e duan njëri-tjetrin. Nuk ka xhelozi apo grupe të ndara.

Leo është drita e tyre udhërrëfyese dhe ata do të bëjnë gjithçka për ta ndihmuar atë të thyejë më shumë rekorde. Ai mund të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës për herë të parë, si dhe të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Kupës së Botës.

Të hënën, kundër Austrisë është ndeshja e tyre dhe Messi shpreson të vazhdojë vrullin me gola dhe fitore. Megjithatë, të qëndrosh i përqendruar është e vështirë, veçanërisht kur ka nga ata që shfrytëzojnë një dhimbje kaq të thellë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat

Pushimet e detyrueshme të hidratimit në Kupën e Botës 2026 po shkaktojnë debat të madh mes trajnerëve dhe ish-futbollistëve, teksa shumë prej tyre i konsiderojnë...
14:40 | 23/06/2026

Klose përgëzon golashënuesin e ri më të mirë të Botërorit: Messi nuk është shaka!

Ishte vetëm çështje kohe para se rekordi i golashënuesit më të mirë të Botërorëve, i vendosur nga Miroslav Klose në Kupën e Botës 2014, të...
14:34 | 23/06/2026

Italianët frenojnë për Brojën, dy pengesa të mëdha për firmën me sulmuesin e Kombëtares

Armando Broja ka ngjallur interesin e klubeve italiane që janë të gatshme të afrojnë sulmuesin e Kombëtares shqiptare nga radhët e Bërnlit. Por marrëveshja që...
14:33 | 23/06/2026