Ministri Ben-Gvir: Izraeli mund t’i thotë jo Trumpit, nuk duhet ta pranojë armëpushimin në Liban

23 Qershor 2026 | 14:38

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka thënë se Izraeli është i aftë të sfidojë presidentin e SHBA-së, Donald Trump nëse është e nevojshme dhe se një armëpushim në Liban është i papranueshëm.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga media izraelite Arutz Sheva, Ben-Gvir tha se Izraeli sigurisht mund ta refuzojë një apel nga Trump. Për Libanin, ai tha se nuk duhet të ketë “asnjë armëpushim në asnjë rrethanë.

Ben-Gvir tha gjithashtu se koalicioni qeverisës i krahut të djathtë, pjesë e të cilit është ai, mund të qëndrojë në pushtet pas zgjedhjeve të ardhshme të Izraelit këtë vit teksa theksoi se duhet të punojnë për këtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg

Ish-kreu ekzekutiv i Partisë Kombëtare Skoceze, Peter Murrell u dënua me pesë vjet burg të martën pasi pranoi përvetësimin e më shumë se 400,000 £ nga fondet...
14:51 | 23/06/2026

Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia

Presidenti amerikan, Donald Trump përgatitet për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutten në Shtëpinë e Bardhë, mes pakënaqëesive të mëdha që...
14:47 | 23/06/2026

Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar

Kryeministrja Inga Ruginienë dha dorëheqjen të martën së bashku me kabinetin e saj, duke i dhënë fund një mandati dhjetëmujor. “Asgjë në politikë nuk është...
14:46 | 23/06/2026