Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat
Pushimet e detyrueshme të hidratimit në Kupën e Botës 2026 po shkaktojnë debat të madh mes trajnerëve dhe ish-futbollistëve, teksa shumë prej tyre i konsiderojnë më shumë si “pushime për të prishur ritmin” sesa masa për mirëqenien e lojtarëve.
Në çdo ndeshje, arbitrat ndalin lojën rreth minutës së 22-të të secilës pjesë për një pauzë treminutëshe, me qëllim përballimin e temperaturave të larta në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Megjithatë, kritikët pyesin pse këto ndërprerje zhvillohen edhe në stadiume me çati të mbyllura dhe klimë të kontrolluar.
Trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino, u shpreh kundër këtij rregulli, duke theksuar se pushimet duhet të aplikohen vetëm në kushte ekstreme moti.
Ndërkohë, disa skuadra duket se kanë përfituar direkt nga këto ndërprerje. Brazili barazoi ndaj Marokut vetëm gjashtë minuta pas pushimit të hidratimit, ndërsa Carlo Ancelotti pranoi se shfrytëzoi momentin për të dhënë udhëzime të reja taktike. Edhe Kanadaja, Skocia dhe Australia shënuan gola menjëherë pas rikthimit të lojës.
Trajnerja e SHBA-së për femra, Emma Hayes, i ka pagëzuar këto ndërprerje si “pushime për momentumin”, duke argumentuar se ato favorizojnë skuadrat që janë në vështirësi dhe penalizojnë ekipet që po dominojnë lojën.
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja
Klose përgëzon golashënuesin e ri më të mirë të Botërorit: Messi nuk është shaka!
Italianët frenojnë për Brojën, dy pengesa të mëdha për firmën me sulmuesin e Kombëtares
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 14:46 Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar
- 14:42 Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!
- 14:39 “Goditet” grupi kriminal italo-shqiptar, arrestohet në Mançester kreu i tij