Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
Katari do të rifillojë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm, LNG brenda disa javësh. Kështu ka njoftuar kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani për Financial Times.
Kompania shtetërore QatarEnergy deklaroi forcë madhore pasi nuk mundi të përmbushte kontratat pasi disa sulme iraniane dëmtuan uzinën e saj në Ras Laffan në fillim të luftës.
Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj të LNG-së në botë, duke përbërë afërsisht 20% të eksporteve globale, sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë.
“Brenda pak javësh, prodhimi do të kthehet në normalitet, përveç objektit të dëmtuar”, tha kryeministri i Katarit.
Katari i cili së bashku me Pakistanin ndërmjetësoi bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit, pret që transporti detar në ngushticë të kthehet në nivele normale në javët pas memorandumit të tyre të mirëkuptimit.
Ai tha se QatarEnergy do ta heqë forcën madhore vetëm pasi kompania të shohë se i ka adresuar të gjitha çështjet dhe se është e sigurt për të operuar.
U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran
Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
- 12:05 Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 11:44 Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
- 11:42 Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit: Linjat ajrore të vazhdojnë të shmangin hapësirën e Lindjes së Mesme