Rihapen hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo, Vocaj: Kemi të dhëna të reja
Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj gjatë intervistës në emisionin “Përse” në Euronews Albania deklaroi se ka të dhëna të reja për vrasjen e bankierit Artan Santo, që thellojnë hetimin.
“Ne kemi indice të reja që thellojnë hetimin. Ne jemi duke analizuar me veprime hetimore konkrete, të gjithë rrugët e largimit të autorëve të veprës penale, pasi ne kemi tashmë të administruara shumë kamera sigurie, ku motori i autorëve të kësaj vepre penale ka lëvizur në qytetin e Tiranës ose në periferi të qytetit,”- tha Vocaj.
Sipas Tonin Vocaj provat e reja po hetohen nga agjenci të huaja ligjzbatuese dhe shpresojmë që me veprimet hetimore do të bëjmë të mundur një individualizim më të mirë të autorësisë të këtyre ngjarjeve.
Nga hetimet që janë kryer për vrasjen e bankierit Santo, sipas Vocaj është evidentuar se kjo vrasje është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
“Nga analiza që është bërë nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit është evidentuar se kjo vrasje është kryer nga një strukturë kriminale. Veprimet e autorëve dhe mbështetjet që ata kanë pasur çon se kjo ngjarje është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe kur një vrasje kryhet nga një grup i strukturuar kriminal sipas legjislacionit që kemi, për këtë heton SPAK,”- shprehet ai.
Ndër të tjera, ai tha se ne sot në Shqipëri nuk mund të flasim që kemi një sipërmarrës në organizimin e vrasësve me pagesë. Vocaj zbuloi se vrasja e Behar Sofisë dhe vëllezërve Haxhia në Durrës janë kryer nga struktura kriminale dhe po hetohen nga SPAK.
“Nuk mund të flasim sot në Shqipëri që kemi një sipërmarrës në organizimin e vrasësve me pagesë. Këto i përkasin më shumë legjendave, por në shumë raste Policia e Shtetit ka dokumentuar vrasje që janë kryer nga individë me pagesë. Kemi individë që kanë kryer vrasje me pagesë dhe po vuajnë dënimin dhe një prej tyre është Julian Sinanaj, i cili ka kryer disa vrasje me pagesë,”- theksoi Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dosja hetimore për ekzekutimin e Artan Santos i kalon SPAK-ut
- Vrasja e Behar Sofias, ende asnjë gjurmë për autorët, familjarët mohojnë që viktima të ketë pasur konflikte
Djegia e gruas në makinë, i ati ngre dyshime për rrëmbim
“Durova 20 vite”, rrëfimi i një gruaje të dhunuar në “Përse”
Shqipëria, e ndotur apo e pistë?
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West