Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
Këtë të mërkurë u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë Ambasadës Amerikane në Awkar, në verilindje të Bejrutit, ndërsa ushtria libaneze preu rrugën që të çonte në zonë, raportuan mediat libaneze.
Informacionet fillestare tregojnë se të shtënat me armë nuk ishin të lidhura me ndonjë kërcënim apo zhvillim sigurie që përfshinte ambasadën, raportoi gazeta libaneze An-Nahar.
An-Nahar tha se personeli i ushtrisë libaneze hapi zjarr ndaj dy personave që dyshohet se u përpoqën të iknin nga pika e kontrollit Awkar pasi refuzuan të zbatonin urdhrat. Ushtria më pas i arrestoi ata.
Autoritetet libaneze janë pala e autorizuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me natyrën e incidentit, tha një burim në Ambasadën Amerikane për An-Nahar.
Disa media libaneze, raportuan më parë për të shtëna me armë zjarri në afërsi të ambasadës dhe thanë se ushtria libaneze kishte prerë rrugën që të çonte në zonë. Deri më tani, autoritetet libaneze nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë zyrtare.
Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)