“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!

24 Qershor 2026 | 14:06

Në një deklaratë që padyshim e godet krenarinë e Donald Trumpit, kryenegocjatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, e cilësoi marrëveshjen mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për fundin e luftës si një “shpallje të kapitullimit të Amerikës”.

Duke folur në një konferencë në Azerbajxhan të transmetuar dretpërdrejtë nga televizioni shtetëror iranian, Ghalibaf tha se mirëkuptimi i arritur në Islamabad nuk ishte rezultat i presioneve apo detyrimeve, por rrjedhojë e  qëndresës dhe forcës së popullit iranian.

“Suksesi i këtij procesi nuk erdhi nga presioni apo imponimi. Ai erdhi nga rezistenca dhe autoriteti i kombit të guximshëm iranian”, shprehet Mohammad Bagher Ghalibaf, kryenegociator i Iranit.

Sipas Ghalibaf, memorandumi i mirëkuptimit i arritur në Islamabad përfaqëson në thelb një pranim të dështimit nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se siguria në Lindjen e Mesme duhet të garantohet nga vetë vendet e rajonit, pa ndërhyrje nga jashtë.

Pohimet e tij vijnë në një kohë kur marrëveshja mes Teheranit dhe Uashingtonit po analizohet gjerësisht për ndikimin që mund të ketë tek ekuilibrat politikë dhe ata të sigurisë në rajon. Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër përfundoi të martën, dhe u duk se pati afrim të qëndrimeve.

Shtetet ndërmjetësuese thanë se atmosfera e bisedimeve ishte konstruktive dhe u shprehën për “përparime inkurajuese”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë

Një nga pronat e patundshme politike më famëkeqe në Itali thuhet se ka gjetur një blerës. Ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Hamad bin...
14:47 | 24/06/2026

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e detyruar operatorin kombëtar hekurudhor SNCB...
14:28 | 24/06/2026

Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

Kur rezultatet e referendumit të Mbretërisë së Bashkuar u shpallën në mëngjesin e 24 qershorit 2016, një valë mosbesimi u përhap në të gjithë Bashkimin Evropian (BE),...
14:19 | 24/06/2026