SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Autoritetet amerikane kanë konfiskuar më shumë se 300 dronë që nga fillimi i ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2026, për shkak të shkeljes së rregullave të hapësirës ajrore të kufizuar, njoftoi Administrata e Sigurisë së Transportit (TSA).
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, TSA tha se “Marshallët Federalë të Ajrit, në bashkëpunim me partnerë shtetërorë dhe federalë, kanë sekuestruar mbi 300 dronë gjatë ngjarjeve të Kupës së Botës deri më tani”.
Autoritetet theksuan se fluturimi i dronëve në zona të ndaluara përbën krim federal dhe mund të sjellë pasoja të rënda, përfshirë burgim, konfiskim të pajisjes dhe gjoba deri në 100,000 dollarë.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka vendosur “zona pa dronë” rreth të gjitha stadiumeve, zonave të tifozëve dhe kampeve bazë të ekipeve, me qëllim garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve dhe spektatorëve.
Gjatë ditëve të ndeshjeve, ndalohet çdo fluturim i paautorizuar brenda një rrezeje prej 3 miljesh detare (5.5 km) dhe deri në 3,000 këmbë (914 m) lartësi rreth stadiumeve. Kufizime shtesë vlejnë edhe për zonat e tifozëve, ku ndalohet fluturimi brenda 1 milje detare dhe deri në 1,000 këmbë (305 m) lartësi.
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor