Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa vende të kontinentit, Organizata Botërore e Shëndetësisë po bën thirrje për veprim të menjëhershëm ndaj krizës klimatike.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, me anë të postimi në rrjetet sociale, shprehet se, “vala e të nxehtit në Europë po mbyll shkollat dhe po vë në rrezik shëndetin e njerëzve. Të dhënat janë të qarta, temperaturat në Europë po rriten me rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale, duke rritur gjasat dhe ashpërsinë e valëve ekstreme të të nxehtit në të ardhmen”.
Në këto kushte kreu i Shëndetësisë globale apelon që krerët e shteteve europiane duhet të prioritizojnë investimet në sisteme shëndetësore të përshtatura ndaj klimës, ndërsa njëkohësisht të përshpejtojnë veprimin për klimën dhe të zbusin faktorët që nxisin krizën klimatike.
Të dhënat tregojnë se Europa është rajoni që po ngrohet më shpejt në botë dhe vetëm në katër vitet e fundit temperaturat e larta kanë shkaktuar mbi 200 mijë vdekje. Ndërkohë, vdekshmëria e lidhur me të nxehtin është rritur me 30% gjatë 20 viteve të fundit.
Për të mbrojtur popullatën, OBSH rekomandon që qytetet të krijojnë më shumë hapësira të freskëta, të sigurojnë akses në ujë dhe hije, si dhe të monitorojnë nga afër të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike. Sipas organizatës, i nxehti ekstrem nuk është më thjesht një fenomen i motit, por një emergjencë shëndetësore që kërkon reagim të menjëhershëm.
Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri