Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
Erling Haaland është shndërruar në një nga sulmuesit më dominues të futbollit botëror. Në çdo ndeshje, ai është një nga lojtarët që shpesh vendos fatin e rezultateve me një lëvizje të vetme.
Por përtej asaj që bën në fushë, Haaland ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje edhe për atë që ndodh jashtë saj, duke u kthyer në një nga figurat më të veçanta dhe më të diskutuara të futbollit. Ndryshe nga shumë yje të sportit që ndërtojnë një imazh të kuruar dhe të kontrolluar në detaje, ai shpesh shfaqet i thjeshtë.
Në rrjetet sociale, Haaland është shumë aktiv dhe ndan shpesh momente nga jeta e tij e përditshme, duke filluar nga stërvitjet, udhëtimet me ekipin. Ky stil komunikimi e ka bërë atë shumë më të afërt me fansat, të cilët e shohin jo vetëm si një sportist elitar, por edhe si një person të zakonshëm me humor dhe karakter
Një nga aspektet që ka tërhequr më shumë vëmendje është sensi i tij i humorit dhe vetë-ironia. Haaland shpesh bën shaka me veten dhe nuk heziton të publikojë përmbajtje që e paraqesin në mënyrë të pazakontë ose komike. Këto postime kanë bërë shpesh xhiron e rrjeteve sociale dhe janë kthyer në momente virale që e kanë forcuar edhe më shumë imazhin e tij si një sportist ndryshe nga të tjerët.a
Ai është bërë gjithashtu i njohur për disa detaje të pazakonta të jetës së tij private, të cilat kanë habitur publikun dhe janë kthyer në tema diskutimi në media dhe rrjete sociale. Në vend që të mbajë një profil të largët dhe të rezervuar, Haaland duket se e shijon faktin që është i paparashikueshëm dhe ndryshe nga standardi i zakonshëm i një futbollisti të nivelit të tij.
Ky kombinim i talentit të jashtëzakonshëm në fushë dhe personalitetit të veçantë jashtë saj e ka bërë Erling Haaland jo vetëm një golashënues elitar, por edhe një nga figurat më interesante, më të ndjekura dhe më të komentuara në futbollin bashkëkohor.
Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
“Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti