Matura Shtetërore 2026, më shumë nota 10 dhe më pak ngelës në Matematikë
Rezultatet e provimit të Matematikës në Maturën Shtetërore 2026 tregojnë një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, provimit iu nënshtruan 25,051 maturantë, nga të cilët 97.43% e kaluan testin, ndërsa nota mesatare arriti në 6.74.
Statistikat tregojnë se këtë vit 241 maturantë u vlerësuan me notën maksimale 10.00, ndërsa 645 nxënës morën notën 4.00 dhe nuk e kaluan provimin.
Në krahasim me vitin 2025, rezultatet janë më të mira. Një vit më parë provimit iu nënshtruan 25,824 maturantë, nota mesatare ishte 6.47 dhe vetëm 166 nxënës arritën notën 10.00. Po ashtu, numri i maturantëve që mbetën në Matematikë ishte 673.
Kjo do të thotë se në vitin 2026 pati 75 nota maksimale më shumë dhe 28 ngelës më pak se një vit më parë. Edhe nota mesatare u rrit me 0.27 pikë, ndërsa kalueshmëria u përmirësua lehtësisht, nga 97.39% në 97.43%.
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Vala e të nxehtit nxit zjarre në Francë, Greqi dhe Spanjë. Zjarrfikësit në betejë me flakët
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi