Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
Këtë të shtunë është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej tyre kishte pësuar thyerje në këmbë gjatë ecjes në terrenin e vështirë.
Pas një operacioni shpëtimi, turisti i dëmtuar u nxor nga kanioni me barrelë dhe po transportohet drejt Spitalit të Himarës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në operacion morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Himarës, Komisariati i Policisë Himarë, shërbimet e Policisë Kufitare të Dhërmiut, si dhe ekipi i Urgjencës së Spitalit të Himarës, të cilët bashkëpunuan për të përfunduar me sukses ndërhyrjen në një zonë me terren të vështirë.
Raste të tilla janë përsëritur edhe më parë në Kanionin e Gjipesë, për shkak të relievit të thyer dhe aksesit të kufizuar.
“Pësoi dëmtime dhe mbeti i bllokuar në thellësi të Kanioneve të Gjipesë, Policia e Dhërmiut dhe forcat zjarrfikëse i shkuan në ndihmë dhe shpëtuan 45-vjeçarin me shtetësi rumune.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, pas njoftimit të marrë se një turist, 45 vjeç, me shtetësi rumune, kishte thyer këmbën dhe kishte mbetur i bllokuar në thellësi të Kanioneve të Gjipesë, menjëherë i shkuan në ndihmë.
Falë reagimit të shpejtë dhe përdorimit të pajisjeve të specializuara të kërkim-shpëtimit, pasi terreni ishte shumë i vështirë dhe me rrezikshmëri për jetën, u bë e mundur nxjerrja e sigurt e turistit nga zona ku kishte mbetur i bllokuar.
Më pas, ai u transportua në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Turisti ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat i shkuan në ndihmë dhe i shpëtuan jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë