Mbajtën peng klienten pas debatit për frigoriferin, arrestohen një burrë dhe një grua në Tiranë, goditën dhe policin

28 Qershor 2026 | 14:03

Dy pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një klienteje të tyre, pas një konflikti për një frigorifer banak.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Doganës në kryeqytet, ku një mosmarrëveshje për kthimin e parave të një pajisjeje elektroshtëpiake ka përshkallëzuar në konflikt.

Sipas hetimeve paraprake, klientja kishte kërkuar rimbursimin e plotë të shumës së paguar, pasi frigoriferi sipas saj rezultonte me defekt. Kërkesa e saj është refuzuar nga pronarët e subjektit, çka ka çuar në përshkallëzimin e situatës.

Policia bën me dije se shtetasi S.A. dhe shtetasja E.H. dyshohet se e kanë mbajtur klienten kundër vullnetit të saj në ambientet e dyqanit, duke i kufizuar lirinë dhe duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, të arrestuarit kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë ndërsa shtetasja E.H. dyshohet gjithashtu se ka goditur efektivin gjatë kryerjes së detyrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i plotë i Policisë 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të diele shënohet dita e 29-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:47 | 28/06/2026

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026