50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

28 Qershor 2026 | 18:48

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave të ujit mbi telajo, piktorët do të sjellin në mënyrë artistike zonat më të bukura të Linit dhe Pogradecit. Për disa prej tyre, Shqipëria ofron gjithçka dhe është vendi perfekt për të pikturuar.

“Me duket një vend perfekt, është hera e parë për mua, nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë por duket që po zhvillohet. Sot po pikturoj ujin, banesat, natyrën, ngjyrat, interpretim fantastik sot”, tha piktori.

“Është hera e dytë në Shqipëri, hera e parë në Pogradec. Shqipëria është me shume se e bukur sepse natyra është ende natyrë. Ngjyra plot dritë dhe plot jetë”, tha piktorja.

Armand Xhika, një nga organizatorët e këtij festivali Ndërkombëtar tregon se artistët pjesëmarrës janë të një niveli të lartë.

“Artistët që marrin pjesë këtu janë të cilësive të rralla. Të gjithëve u pëlqeu Pogradeci. Është uji, ngado që shkon ka ujë, bojërat e ujit kanë ndërlidhje. Janë të mahnitur. Nuk e besonin dot sa bukur është, nuk kishin ardhur në Shqipëri shumica, janë nga Ukraina, Lituania, spanjolle, italiane”, tha Armand Xhika.

Ekspozita e punimeve do të qëndrojë e hapur deri më datën 12 Korrik, ku qytetarët dhe turistët në Pogradec kanë mundësi të shijojmë veprat e artistëve ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të diele shënohet dita e 29-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:47 | 28/06/2026

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026