Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin

29 Qershor 2026 | 16:57

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve të të dyja partive mbi marrëveshjen paraprake mes SHBA-së dhe Iranit.  

Kështu njoftoi këtë të hënë një burim i njohur me planet për CNN teksa shtoi se informimi do të jetë në orën 16:00 të kësaj pasdite, sipas orë lokale.

Do të jetë hera e parë që shumica e anëtarëve do të dëgjojnë drejtpërdrejt nga administrata Trump mbi përpjekjet e saj për të përfunduar luftën.

Informimi do të zhvillohet virtualisht, pasi disa ligjvënës do të jenë ende duke udhëtuar për në Uashington përpara votimeve të sonte në orën 18:30. Kjo vjen pasi SHBA-të thonë se të dyja palët kanë rënë dakord të tërhiqen, për momentin, pas sulmeve të fundjavës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjithashtu këtë të hënë njoftoi se SHBA-të do të takohen me Iranin në Doha të martën.

“IRANI KA KËRKUAR NJË TAKIM. AI DO TË MBAHET NESËR NË DOHA!” postoi ai në Truth Social të hënën në mëngjes.

Kazem Gharibabadi, kryenegociatori i Iranit, u tha më parë gazetarëve se nuk janë planifikuar takime të grupit teknik të punës për këtë javë.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan tha dje se bisedimet teknike në lidhje me memorandumin e mirëkuptimit ishin “në rrugën e duhur” siç ishte planifikuar, pavarësisht një shkëmbimi zjarri të kohëve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të kthehen

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se gjysma e aseteve të ngrira të Iranit që mbahen në Katar do të kthehen në Teheran. Pezeshkian këtë...
19:12 | 29/06/2026

Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, deri tani duhet të lejoheshin pothuajse 21,000 persona të largoheshin nga enklava. Kjo ishte shifra e premtuar në marrëveshjen...
18:59 | 29/06/2026

Zyrtari i lartë libanez kritikon marrëveshjen e ndërmjetësuar me Izraelin

Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nabih Berri kritikoi të hënën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Libanit, duke thënë se ajo nuk do...
18:43 | 29/06/2026