Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)
Presidenti francez Emmanuel Macron priti këtë të hënë në Pallatin Elysee Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, në vizitën e parë zyrtare të monarkut në Francë që nga ngjitja e tij në fron.
Takimi kishte për qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa të dyja palët pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi. Në axhendën e bisedimeve ishin edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon dhe siguria në Ngushticën e Hormuzit.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte paraqitja e Emmanuel Macron me syze dielli “aviator”. Sipas bashkëpunëtorëve të presidentit francez, ai po përballet sërish me një problem në sy, pa u dhënë detaje të mëtejshme për natyrën e tij.
Macron i mbajti syzet si gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve në Pallatin Elysee, ashtu edhe gjatë forumit të biznesit të mbajtur më vonë në një hotel në Paris.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti francez shfaqet me syze dielli. Janarin e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ai u pa gjithashtu me syze aviatori, gjë që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Emmanuel Macron accueille le sultan d’Oman à l'Elysée avec sa paire de lunettes de soleil #BFM2 pic.twitter.com/2HFm8b05Oz
— BFM (@BFMTV) June 29, 2026
Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë
Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
- 21:18 Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë
- 21:15 Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit