Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
Kryeministri Edi Rama është ndalur përgjatë kësaj të marte në Vlorë. Rama vizitën e parë në qytetin bregdetar e ka zhvilluar në Orikum, ku në bazën e Pashalimanit është finalizuar marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake. Marrëveshje kjo mes qeverisë shqiptare dhe një firme italiane, që do të prodhojë në Pashaliman anije ushtarake.
Sipas informacioneve, marrëveshja e bashkëpunimit është ndërmjet shoqërisë shqiptare KAYO sh.a. dhe gjigantit italian të ndërtimit të anijeve Fincantieri, në bazë të së cilës Shqipëria do të prodhojë në bazën e Pashalimanit mjete lundruese, fillimisht për nevojat e Forcave të Armatosura dhe më pas për eksport në tregjet ndërkombëtare, duke e pozicionuar vendin si një qendër të re prodhuese në rajon.
Pas finalizimit të kësaj marrëveshjeje, në shtator pritet që të ndryshojë në total baza e Pashalimanit.
Nga një bazë ushtarake, aty do të realizohen një sërë investimesh në infrastrukturë, duke e kthyer këtë bazë në një vend prodhimi të anijeve luftarake për brenda dhe jashtë vendit.
Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela