U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina, person i afërt me Ervis Martinaj

30 Qershor 2026 | 11:29

Është vënë në pranga këtë të hënë një 21-vjeçar pasi u kap me armë me vete. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Erjon Hoxha, 21 vjeç, i cili ishte pasagjer në një motomjet, me drejtues shtetasin Emiliano Nina, 31 vjeç, ku dhe ky i fundit u vendos në pranga.

Bëhet e ditur se Emiljano Nina, një prej të arrestuarve, njihet si person që ka lidhje me të zhdukurin Ervis Martinaj. Fakti që është kapur pranë banesës së Ilir Selmanit ka ngritur dyshime se mund të ketë pasur plan për atentat ndaj ish-boksierit që mbahet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Selmani, pjesë e “klanit Duka”, i akuzuar për vrasjen e Santiago Mallos, është në pritje të vendimit pasi Gjykata e Lartë ktheu çështjen për rigjykim për dënimin me 28 vite burg. Vonesat sollën mbarimin e afatit të paraburgimit, duke e izoluar në banesë. Vendimi për Selmanin pritet të shpallet nesër, më 1 korrik, të enjten.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Road”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Fitnete Rexha”, u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin lëviznin shtetasit E. N., 31 vjeç, drejtues dhe E. H., 21 vjeç, pasagjer.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit E. H., në çantën që mbante në sup, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë sëbashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 21 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, si dhe i shtetasit E. N., 31 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni policor ë koduar “Segmenti”, me qëllim goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për shpërndarje të lëndëve...
13:58 | 30/06/2026

Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë

Protestuesit kanë lënë ambientet e Parlamentit nga ku situata pati përplasje fizike, hedhje të mjeteve piroteknike. Tashmë protestuesit po marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë duke...
13:52 | 30/06/2026

Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike

Ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike protesta që po zhvillohet mesditën e sotme përpara Parlamentit. Krahas sulmeve me vezë dhe shishe uji ndaj makinave...
13:48 | 30/06/2026