Von der Leyen nis vizitën dyditore në Kaukazin Jugor: Duam të ndihmojmë në ndërtimin e të ardhmes

1 Korrik 2026 | 16:15

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti të mërkurën në Baku, duke nisur një vizitë dyditore në rajonin e Kaukazit Jugor, e cila do të përfshijë edhe Armeninë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Azertac, von der Leyen mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar “Heydar Aliyev”, ku u prit me ceremoni zyrtare nga ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe zyrtarë të tjerë.

Pas mbërritjes, von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian synon të forcojë bashkëpunimin me vendet e rajonit.

“BE-ja beson në një të ardhme të ndritur për Kaukazin Jugor: të lidhur, paqësor dhe të begatë. Ne duam të ndihmojmë në ndërtimin e kësaj të ardhmeje. Unë jam gjithashtu këtu për të thelluar partneritetin BE-Azerbajxhan, nga tregtia te transporti dhe nga energjia te ekonomia”, shkroi ajo në platformën X.

Gjatë qëndrimit në Baku, presidentja e Komisionit Evropian do të zhvillojë një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pas të cilit pritet të mbajnë deklarata për mediat.

Të enjten, von der Leyen do të udhëtojë në Armeni, ku do të takohet me kryeministrin Nikol Pashinyan dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në të dyja vizitat ajo shoqërohet nga Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin

Pesë vjet pas një krize të madhe diplomatike të shkaktuar nga një kërkesë e dhjetë ambasadorëve perëndimorë për lirimin e biznesmenit dhe aktivistit Osman Kavala,...
18:41 | 01/07/2026

Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari

Presidenti amerikan, Donald Trump udhëtoi për në Dakotën e Veriut të mërkurën në udhëtimin e tij të parë në bordin e avionit të ri Air Force One, një...
18:37 | 01/07/2026

Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik

Peshku sferik po përhapet me shpejtësi në Detin Egje. Ky peshk invaziv është helmues dhe po shkakton edhe çrregullime në ekosistemin detar. Ministria greke e...
18:37 | 01/07/2026