Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

1 Korrik 2026 | 18:51

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00.

Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe përmes faqes së internetit të DHSK-së ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës.

Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues ka shpjeguar se koha e nevojshme për kuvendimet është zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor. Sipas gjykatës, kjo zgjatje është bërë për të mundësuar një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të gjithë dokumentacionit të çështjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Dy...
16:34 | 01/07/2026

Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)

Një operacion kundër krimit të organizuar është zhvilluar në pika të ndryshme në Kosovës. Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës...
15:23 | 01/07/2026

U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Batllavës, ku është gjetur pa shenja jete një 25-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur pasi...
13:44 | 01/07/2026