“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

1 Korrik 2026 | 22:10

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është tashmë pjesë e listës. Anëtarët do t’i nënshtrohen votimit në Këshillin Kombëtar të forcës politike.

Grimci tha se kandidimi i saj për Kryesinë e Partisë Demokratike erdhi si surprizë, pasi nuk e dinte se do të përfshihej në listën e kandidatëve.

Kandidatja për Kryesinë e PD-së u shpreh e bindur se procesi i votimit do të jetë i rregullt dhe se nuk ka frikë nga vjedhja e votave.

“Me thënë të drejtën unë nuk e dija që do të isha kandidaturë. Unë kisha bërë kërkesë për të kandiduar paktën atëher. Unë jam me vetë kandidim dhe kisha bërë kërkesë edhe për kryesinë kam bërë kërkesë edhe për sekretariatin ligjor në Partinë Demokratike. Unë nuk e dija që do të isha në listë.

Përderisa jam këtu dhe nuk kam pritur numërimin, do të thotë që unë jam e bindur që brenda partisë nuk më vjedh njeri votat dhe patjetër që kam besim te procesi, sepse unë për vite me radhë jam marrë me procese zgjedhore brenda partisë dhe jashtë partisë”, tha ajo.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së Kryesisë, Grimci tha se një kandidat nuk duhet të sigurojë votat përmes lobimit, por përmes kontributit dhe peshës politike.

Sipas Grimcit, anëtarët e Kryesisë duhet të zgjidhen mbi bazën e meritës dhe kontributit politik.

“Të shpjegoj pak këtë çështjen e lobimit brenda Partisë Demokratike. Është e vërtetë që lobohet, lobohet për lista të hapura, për primare, lobohet për kombëtar, por të pretendohet që ti do të jesh anëtar kryesie dhe për t’u bërë anëtar kryesie dhe për të marrë votat e Këshillit Kombëtar duhet të lobosh brenda partisë tënde, atëherë ti nuk e meriton të jesh anëtar kryesie.

Sepse që ti të jesh anëtar kryesie, ti duhet të kesh peshë politike, njohje, duhet të kesh kontribut që ta dinë dhe ta njohin organi më i lartë që është Këshilli Kombëtar dhe nuk ke nevojë të lobosh. Unë që vota për kryesinë është votë politike. Nuk është votë as qoke, as miqësore”, tha Eda Grimci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:52 | 01/07/2026