Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore

2 Korrik 2026 | 08:17

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me pensionistët.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se pas reformës së pagave, fokusi kryesor i qeverisë është zhvendosur te pensionistët. Ajo bëri me dije se që nga marrja e mandatit, rreth 70 miliardë lekë janë alokuar për bonuset e kësaj kategorie.

Ibrahimaj theksoi se politika e re e qeverisë e këtij viti është që bonuset do të jepen në bazë mujore, sipas kategorive dhe viteve të punës.

“Pensionet ishin diçka që kur ne rritëm pagat do të fokusoheshim. Që kur kemi marrë mandatin, janë rreth 70 miliardë lekë që kanë shkuar për bonuset e pensionistëve. Ne nuk kishim mundësi më parë që të bënim rritje domethënëse të pensioneve, por çdo vit bëjmë indeksimin e pensioneve, me qëllim që të ardhurat dhe fuqia blerëse e pensionistëve të mos ndikohet nga rritja e çmimeve. Kemi pasur çdo vit bonusin e pensioneve, që është dhënë në dhjetor.

Nga viti 2026 kemi ndryshuar politikën tonë. Bonusin do ta japim në bazë mujore, sipas kategorive, në mënyrë që pensioni mesatar i atyre që kanë vite të plota pune të shkojë në 400 euro dhe pensioni mesatar i atyre që kanë vite të pjesshme pune të shkojë në 200 euro.

Të gjitha të ardhurat shtesë që ne i marrim si pasojë e rritjes ekonomike do t’i rishpërndajmë te pensionistët.

Nga sot ka nisur shpërndarja e një tjetër bonusi pensionesh për vitin 2026, në vlerën 5 mijë lekë të reja. Janë rreth 33 mijë pensionistë që sot, bashkë me pensionin, kanë marrë bonusin e vlerës dhe rishpërndarjen e të ardhurave. Për këtë bonus, qeveria ka vënë në dispozicion 3.9 miliardë lekë”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve

Një pjesë e protestuesve të mbledhur para Parlamenti janë zhvendosur drejt komisariatit nr. 4 dhe komisariati nr. 1 ku i shoqëruan disa nga protestuesit. Protestuesit...
11:08 | 02/07/2026

Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit

Autori i dyshuar, 24-vjeçari Nikolla Agolli dhe miku i tij, 30-vjeçari David Prifti, janë arrestuar një ditë pas atentatit ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Brian...
11:02 | 02/07/2026

Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve

Po vijon protesta jashtë Parlamentit, e cila është shoqëruar me disa përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Ndërkohë, disa minuta më parë i është...
10:54 | 02/07/2026