Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen ka deklaruar se se nuk do të kandidojë për presidente vitin e ardhshëm nëse gjykata në Paris e urdhëron të mbajë një byzylyk elektronik për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.
Gjykata e apelit do të japë vendimin të martën. Le Pen ka kundërshtuar një vendim të marsit 2025 që e shpalli atë dhe anëtarë të tjerë të partisë së saj, Tubimi Kombëtar, fajtorë për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit të BE-së në punësimin e ndihmësve nga viti 2004 deri në vitin 2016, të cilët dyshohet se kanë punuar për partinë në vend që të kryejnë detyra parlamentare.
Nëse dënohet përsëri, ajo mund të dënohet me ndalim nga detyrat e zgjedhura ose të detyrohet të mbajë një byzylyk elektronike ose të dyja.
“Nëse mund të jem kandidate, do të jem kandidate, me kusht që të jem në gjendje të bëj fushatë”, tha Le Pen në një intervistë me kanalin LCI të mërkurën vonë.
“Sepse nëse më lejohet të jem kandidate, por në fakt më pengohet të bëj fushatë lirisht, atëherë e kuptoni që kjo nuk do të ishte e mundur.”
E pyetur konkretisht nëse një byzylyk elektronik do të ishte pengesa kryesore, ajo u përgjigj: “Epo, sigurisht. Nuk mund të jem e varur nga një gjykatës që të më autorizojë të shkoj të mbaj një tubim fushate… ose të vizitoj një treg.”
Nëse lejohet të kandidojë, Le Pen shihet gjerësisht si një nga pretendentet kryesore për të pasuar presidentin e qendrës, Emmanuel Macron, në zgjedhjet e vitit 2027. Nëse jo, ka shumë të ngjarë që në vend të saj të kandidojë 30-vjeçari, Jordan Bardella.
E pyetur për dallimet e tyre, Le Pen tha se ajo është kandidatja natyrale e kampit të saj pas tre kandidimeve të mëparshme presidenciale.
“Ne jemi plotësues të njëri-tjetrit. Besoj se kam një përvojë të caktuar, por Jordan ka një dinamizëm absolutisht të pabesueshëm; ai ka forcën dhe energjinë e rinisë së tij”, tha ajo.
Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
- 19:50 Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 19:42 Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:28 Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit