Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e Hasan Verracakut nga banesa ku qëndronte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sipas AMP-së, menjëherë pas marrjes së informacionit se Verracaku nuk ndodhej në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje, specialistët e Drejtorisë Rajonale Shkodër-Lezhë kryen veprimet hetimore dhe procedurale, në përfundim të të cilave u arrestuan në flagrancë inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari dhe Dioniz Hotaj, si edhe punonjësi Ridvan Zefi, të gjithë me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër.
Katër efektivët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ndërkohë, AMP bën me dije se mbi Hasan Ferracakun tani do të rëndojë dhe akuza për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer kushtet e masës së sigurisë të caktuar nga gjykata.
Hasan Verracaku është një nga të dyshuarit për masakrën e Velipojës të vitit 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë, është larguar nga banesa e tij në Shkodër, ndonëse ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe, sipas autoriteteve, ruhej 24 orë në 24 nga Policia e Shtetit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në reagimin e saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se mbetet e angazhuar në mbrojtjen e ligjit, integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve te institucionet e sigurisë.
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata