Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë

2 Korrik 2026 | 19:01

Bisedimet indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në Doha, pa ndonjë përparim të dukshëm drejt një marrëveshjeje afatgjatë. Negociatat u përqendruan kryesisht në zbatimin e marrëveshjes së përkohshme të arritur dy javë më parë.

Sipas burimeve pranë diskutimeve, gjatë dy ditëve palët trajtuan çështjen e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe zhbllokimin e fondeve iranian. Ndërkohë, programi bërthamor i Iranit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes, nuk ishte pjesë e këtyre takimeve teknike.

Megjithatë, presidenti Trump pretendon se procesi për kufizimin e programit bërthamor po shkon shumë mirë. Zëvendëspresidenti JD Vance tha se kjo temë do të diskutohet në fazën e ardhshme të negociatave. “Çarmatimi bërthamor i Iranit po ecën mirë. Ata kanë zhvilluar takime shumë të mira, do ta shohim. Siç e dini, ne i goditëm shumë fort për tre net, por po shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”.

Takimi i radhës pritet të zhvillohet pas ceremonive mortore të liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, i cili do të varroset më 9 korrik.

Sipas Ministrisë së Jashtme në Doha, diskutimet kanë prodhuar përparim pozitiv mbi çështjet që lidhen me memorandumin që ndali luftën në qershor. Palët kanë rënë dakord që, brenda 24 orëve, të krijojnë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi dhe të hartojnë një dokument me çështjet problematike të marrëveshjes, i cili do të shërbejë si bazë për shqyrtimin dhe negociatat e mëtejshme.

Një nga çështjet më të ndjeshme mbetet Ngushtica e Hormuzit, teksa Irani këmbëngul për njohje ndërkombëtare të kontrollit mbi këtë korridor detar dhe ka paralajmëruar vendosjen e tarifave për anijet, duke nisur nga mesi i muajit gusht. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026

Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit

Një komedian i famshëm turk u arrestua në aeroportin e Stambollit pasi akuzohet për fyerje të Islamit. Arrestimi i 32-vjeçarit Deniz Goktas vjen në mes të një vale...
19:28 | 02/07/2026