Dosja sekrete: Si i vlerësonte Kremlini, Nigel Farage dhe Boris Johnson

2 Korrik 2026 | 22:06

Një dosje e panjohur më parë, e përgatitur nga ish-agjenti i MI6 Christopher Steele, pretendon se shërbimet sekrete ruse kishin monitoruar për dekada disa nga figurat më të rëndësishme të politikës britanike, duke hartuar profile të detajuara mbi personalitetin dhe potencialin e tyre politik.

Raportimi është publikuar nga The Telegraph, i cili ka pasur akses në dokumentin e quajtur “Project Fish”, të hartuar në vitin 2022 nga Steele, ish-drejtues i sektorit rus në MI6.

Sipas dosjes, Kremlini kishte hapur një profil për Boris Johnson që në vitet ’80, kur ai ishte student në Universitetin e Oksfordit.

Shërbimi i Jashtëm i Inteligjencës ruse (SVR) thuhet se e përshkruante Johnson si një njeri “ekscentrik, plot humor, sharm dhe inteligjencë”, por njëkohësisht “të pëlqyeshëm, por të pabesueshëm”, me “shenja paqëndrueshmërie”.

Dosja pretendon gjithashtu se agjentët rusë e konsideronin Johnson një figurë me potencial politik, por në fund arritën në përfundimin se ai nuk ishte një kandidat serioz për krijimin e një marrëdhënieje afatgjatë me inteligjencën ruse.

Vetë ish-kryeministri britanik reagoi ndaj raportimit, duke deklaruar për The Telegraph se i dukej e pabesueshme që KGB-ja të kishte përpiluar dosje për studentët e Oksfordit në vitet ’80.

Në dokument përmendet edhe Dominic Cummings, ish-këshilltari kryesor i Johnson, i cili jetoi në Rusi gjatë viteve ’90.

Sipas dosjes, shërbimet ruse dyshonin se Cummings kishte lidhje me MI6, çka i bënte të kujdesshëm në çdo përpjekje për ta afruar.

Ndërkohë, Nigel Farage thuhet se ishte objekt debatesh brenda inteligjencës ruse. Sipas raportit, disa struktura, përfshirë GRU-në, shihnin potencial tek ai, ndërsa të tjera e konsideronin një investim politik pa shumë vlerë.

Dosja trajton edhe figurën e Jeremy Corbyn, për të cilin pretendohet se zgjedhja e tij në krye të Partisë Laburiste ishte mirëpritur në Moskë, jo për shkak të ndonjë bashkëpunimi të drejtpërdrejtë, por sepse disa nga qëndrimet e tij mbi NATO-n, Sirinë dhe çështje të tjera përputheshin me narrativat që favorizonte Kremlini.

Megjithatë, raporti nuk pretendon se Johnson, Farage, Cummings apo Corbyn kanë bashkëpunuar me inteligjencën ruse apo kanë vepruar në interes të saj.

Edhe vetë Project Fish pranon se një pjesë e informacionit mbështetet në burime të vetme dhe nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa pretendimet nuk janë verifikuar nga autoritetet britanike apo ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026