‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

2 Korrik 2026 | 22:37

Për dekada me radhë, Kepi i Gjelbër njihej kryesisht si një vend ishullor me ujëra të kristalta dhe plazhe me rërë të bardhë. Por ndeshjet që zhvilloi në fazën e grupeve në Botërorin 2026 në Amerikën e Veriut e ka rritur ndjeshëm famën e këtij vendi të vogël në mbarë botën.

Kepi i Gjelbër arriti diçka të jashtëzakonshme duke u kualifikuar për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, duke u bërë shteti më i vogël në histori që arrin këtë fazë në turne.

Në grup, ata përfunduan të dytët, duke marrë 3 pikë teksa barazuan me Spanjën, Uruguain dhe Arabinë Saudite. Këto rezultate ishin të mjaftueshme për t’u kualifikuar në 32 ekipet më të mira.

Ky sukses është historik sepse Kepi i Gjelbër ka pak më shumë se gjysmë milion banorë dhe pritshmëritë për ta ishin shumë të ulëta. Megjithatë, ekipi kishte kohë që përgatitej për këtë moment, duke ndërtuar një strategji që kërkonte lojtarë edhe nga diaspora e tyre në vende të ndryshme të botës si Holanda, Franca, Irlanda dhe Portugalia.

Në ndeshjen vendimtare kundër Arabisë Saudite, gjashtë lojtarë të formacionit titullar kishin lindur jashtë vendit, duke treguar sa e rëndësishme është diaspora për suksesin e ekipit.

Ndeshja e radhës e Kepit të Gjelbër është kundër kampionëve në fuqi, Argjentinës, në fazën e eliminimit direkt. Kjo ndeshje është cilësuar si përballje “e Davidit kundër Goliatit”, për shkak të diferencës së madhe mes dy ekipeve.

Një nga lojtarët më të spikatur është portieri 40-vjeçar Vozinha, i cili ka qenë heroi i ekipit. Ai ka mbajtur portën e paprekur në disa ndeshje dhe ka bërë pritje vendimtare, përfshirë një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Spanjës, ku ndali disa raste të rrezikshme.

Pas këtyre performancave, ai u bë shumë i famshëm në rrjetet sociale, duke rritur ndjeshëm ndjekësit në Instagram. Përveç tij, edhe lojtarë si mbrojtësi Diney Borges dhe mesfushori Kevin Pina kanë qenë shumë të rëndësishëm. Pina ka shënuar gjithashtu një gol në turne.

Kepi i Gjelbër nuk është i panjohur për turne të mëdhenj, pasi ka marrë pjesë disa herë në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON). Arritja më e mirë e tyre ka qenë çerekfinalja në vitin 2013 dhe sërish në 2023. Ata gjithashtu kanë qenë shumë pranë kualifikimit në Botërorin 2022, por u eliminuan në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Në renditjen botërore të FIFA-s, Kepi i Gjelbër ndodhet në vendin e 64-t. Përfaqësuesja e tyre quhet “Blue Sharks” (Peshkaqenët blu), një emër i frymëzuar nga peshkaqenët që gjenden në ujërat përreth ishujve të tyre në Oqeanin Atlantik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në

Nga 26 futbollistët e përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës, 17 kanë lindur jashtë vendit. Pjesa tjetër është rritur në shtet gjatë periudhës së pasluftës dhe...
22:49 | 02/07/2026

Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!

Maradona ishte, është dhe gjithmonë do të jetë numri 10. Në vitin 2018, Diego guxoi të parashikonte se si do të ishte Kupa e Botës...
22:47 | 02/07/2026

Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës

Në fund të ndeshjes me Suedinë, trajneri i ekipit skandinav e evidentoi si lojtarin që vendosi ndeshjen edhe pse nuk shënoi asnjë gol. Michael Olise...
22:33 | 02/07/2026