Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund

3 Korrik 2026 | 07:38

Njërën prej ndeshjeve më të mira në Botëror e kanë luajtur të premten në orët e mëngjesit Portugalia dhe Kroacia.

Në një të tetën e finales është kualifikuar Portugalia, falë golit në minutat shtesë.

Rezervisti Goncalo Ramos shënoi me goditje me kokë në minutën e 94-t për fitoren 2:1. Ai realizoi pas asistimit të Rafael Leaos.

Në fakt ndeshja po shkonte drejt barazimit kur portugezët shënuan golin e kualifikimit dhe të festës së madhe.

Kroacia realizoi në minutën e 103-të përmes Joshko Gvardiolit. Goli u pranua, por pas rishikimit të VAR-it u sinjalizua për pozitë jashtë loje, gjatë ndërtimit të aksionit. Kështu goli u anulua dhe rezultati mbeti 2:1 për Portugalinë.

Ivan Perishiç e kaloi në epërsi 1:0 Kroacinë në minutën e 53-të. Ai realizoi gol të bukur.

Një moment pakujdesie në mbrojtjen kroate kushtoi me penallti, pas rishikimit të VAR-it. Dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm për 1:1 ishte Cristiano Ronaldo në minutën e 68-të. Për Ronaldon ishte goli i parë në fazën nokaut të Kampionateve Botërore.

Në minutën e 81-të Ronaldo u zëvendësua. Por zëvendësimet e bëra nga Portugalia dolën të qëlluara. Kjo përfaqësuese vazhdon rrugëtimin në Botëror, ndërsa Kroacia kthehet në shtëpi.

Pritet të jetë ndeshja e fundit në skenën e madhe për ikonën kroate, Luka Modriç. Kroatët luftuan deri në fund, ndërsa largohen të dëshpëruar nga Botërori. Por edhe të revoltuar nga vendimet e arbitrit. Dy vendime të VAR-it ishin fatale për Kroacinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja mposht lehtësisht Austrinë 3-0 dhe kalon në raundin e 16-tave

Spanja e mposhti lehtësisht Austrinë me rezultatin 3-0 për të avancuar nga raundi i 32-shave në raundin e 16-shave të Kupës së Botës FIFA 2026...
08:52 | 03/07/2026

Embolo dhe Ndoye e çojnë Zvicrën në 16-shen e fundit të Kupës së Botës, duke mposhtur Algjerinë

Zvicra arriti në 16-shen e fundit të Kupës së Botës FIFA me një fitore të kontrolluar 2-0 ndaj Algjerisë të enjten, teksa Breel Embolo shënoi...
08:41 | 03/07/2026

“Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në

Nga 26 futbollistët e përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës, 17 kanë lindur jashtë vendit. Pjesa tjetër është rritur në shtet gjatë periudhës së pasluftës dhe...
22:49 | 02/07/2026