Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e përvetësuar këtë teknologji më shumë se tre herë më shpejt se të rriturit.
Raporti tregon se një në dhjetë fëmijë i drejtohet inteligjencës artificiale për këshilla lidhur me shqetësimet personale, ndërsa rreth 13 milionë e përdorin atë për zgjidhjen e detyrave dhe përgatitjen e materialeve mësimore.
Sipas organizatës, të miturit janë përdoruesit më të ekspozuar dhe kanë shumë pak mundësi të kuptojnë ose të kontrollojnë mënyrën se si përdoren të dhënat e tyre personale.
Raporti thekson se ende mungojnë të dhëna të plota mbi ndikimin afatgjatë të inteligjencës artificiale në zhvillimin njohës dhe emocional të fëmijëve. Ekspertët po shqyrtojnë rreziqet që lidhen me varësinë nga teknologjia, ndikimin në zhvillimin psikologjik dhe ekspozimin ndaj përmbajtjeve të dëmshme.
Studimi zbulon gjithashtu se një e treta e fëmijëve të anketuar shprehen të shqetësuar për përdorimin e inteligjencës artificiale në mashtrime dhe përhapjen e dezinformatave. Ndërsa një në katër druhet se fotografitë ose videot e tyre mund të manipulohen përmes teknologjisë dhe të përdoren për krijimin e materialeve të rreme me përmbajtje eksplicite.
Në prag të Dialogut të parë Global për Qeverisjen e Inteligjencës Artificiale në Kombet e Bashkuara, UNICEF u bën thirrje qeverive dhe kompanive teknologjike që mbrojtja e fëmijëve, privatësia dhe të drejtat e tyre të jenë në qendër të politikave për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë