Kryesia e PD, Kuçana: Jam politikane terreni, nuk harxhoj kohë për të zënë një karrige

3 Korrik 2026 | 21:31

Demokratja, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së kryesisë së PD-së. Kuçana deklaroi se procedura ka pasur probleme thelbësore që në zanafillën e saj.

Sipas Kuçanës, këto shqetësime janë adresuar zyrtarisht dhe po analizohen në forumet e partisë. Ndër të tjera ajo tha se është një politikane e terrenit dhe se nuk dëshiron të zërë një karrige në Partinë Demokratike.

“Jo, nuk jam e zhgënjyer. Politika është maratonë, nuk është sprint, për ata që e kuptojnë. Patjetër që procesi ka pasur disa probleme të cilat i kemi adresuar dhe po bëhet një analizë në Partinë Demokratike, ku do diskutohet në forumet e Partisë Demokratike. Dhe pasi të diskutohet në forumet e Partisë Demokratike, patjetër që do t’u bëjmë me dije dhe demokratëve.

Më lejoni t’ju them janë probleme thelbësore që kanë të bëjnë që me Këshillin Kombëtar, të cilat janë adresuar edhe kryetarit, por një grup i cili e do Partinë Demokratike fituese, por nuk e do thjesht për karrige, do t’i adresojë edhe ditët në vazhdim edhe zhvillime të tjera ku bëhet fjalë për Partinë Demokratike dhe jo për emra.

Më lejoni t’ju them që është shumë thelbësore dhe gjithçka që ka të bëjë me demokratët dhe gjithçka që ka të bëjë me demokracinë, unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë misionare për demokracinë. Sepse nëse Partia Demokratike është sot opozita, po nesër do duhet të jetë alternativa qeverisëse dhe do duhet që të kthejë shtetin, se sot nuk ka shtet.

Do duhet të bëjë shtet, do duhet që patjetër në radhë të parë të mbajë përgjegjësi për gjithçka personale. Dhe më lejoni t’ju them që pavarësisht, ju e lexuat statusin tim dhe sa mirë që ai status është para se të publikohen emrat.

Unë e kam marrë vesh në sallë që isha kandidate për kryesinë. E falënderoj, thashë edhe një herë, kryetarin e Partisë Demokratike për vlerësimin, por më lejoni t’ju them që unë nuk jam pjesë e konjunkturave. Pra ju e dini, unë jam një politikane terreni, jam një politikane e cila jam me qytetarët sesa duke harxhuar kohën për të zënë një karrige në Partinë Demokratike apo duke bërë konjunktura brenda Partisë Demokratike”, tha Ilirjana Kuçana.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026