E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë

3 Korrik 2026 | 22:23

Fitorja 2-1 e Portugalisë ndaj Kroacisë në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës u shoqërua me polemika, pasi goli i barazimit i Josko Gvardiolit në minutat shtesë u anulua për pozicion jashtë loje.

Në sfidën e zhvilluar në Toronto, Ivan Perisic kaloi në avantazh Kroacinë, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Gonçalo Ramos përmbysën rezultatin në favor të Portugalisë. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt përfundimit, Gvardiol dërgoi topin në rrjetë në minutën e 103-të, por festa e kroatëve zgjati vetëm pak sekonda.

Pas verifikimit nga VAR-i, arbitrat vendosën ta anulonin golin për pozicion jashtë loje, duke i siguruar Portugalisë kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballet me Spanjën.

Për të sqaruar polemikat, FIFA publikoi një shpjegim zyrtar mbi vendimin. Sipas saj, aksioni nisi me një krosim të Ivan Perisicit nga krahu i majtë, ndërsa Igor Matanovic preku lehtë topin me kokë. Devijimi vijoi te mbrojtësi portugez Renato Veiga dhe më pas te Mario Pasalic, i cili asistoi për Gvardiolin.

Vendimi për pozicion jashtë loje u mor sepse Pasalic ndodhej përtej vijës së mbrojtjes në momentin kur Matanovic preku topin.


FIFA theksoi se prova vendimtare erdhi falë teknologjisë së integruar në topin zyrtar të Botërorit, Adidas Trionda. Sensorët e vendosur brenda topit, pjesë e teknologjisë Connected Ball, regjistruan kontaktin minimal të Matanovicit me topin dhe i transmetuan të dhënat në kohë reale në dhomën e VAR-it.


Pamjet e shfaqura gjatë transmetimit televiziv, përmes grafikut që tregon momentin e saktë të kontaktit me topin, konfirmuan se vendimi i arbitrave ishte i drejtë dhe në përputhje me rregullat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Francës, Willy Sagnol, ka vlerësuar maksimalisht paraqitjet e Michael Olise, duke e cilësuar si futbollistin më të...
22:26 | 03/07/2026

Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver

Kombëtarja e Zvicrës ka siguruar një vend në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Algjerinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e...
22:23 | 03/07/2026

Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?

Në fushë, Harry Kane vazhdon të shkruajë historinë. Me dy golat ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës, kapiteni i Anglisë arriti në...
22:17 | 03/07/2026