Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik 2026 | 13:37

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke shtuar: “Ne u dhamë atyre një javë pushim për një funeral, sepse jemi të sjellshëm”.

Më herët këtë javë, zyrtarë nga Teherani dhe Uashingtoni udhëtuan për në Doha të Katarit për bisedime indirekte mbi luftën. Këto diskutime u ndërprenë nga Irani përpara funeralit të udhëheqësit të ndjerë suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra kur SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet e tyre ndaj Iranit më 28 shkurt.

Të rejat më të fundit mbi bisedimet:

Takimet e ndara indirekte midis negociatorëve amerikanë dhe iranianë në Doha në fillim të kësaj jave kanë shënuar përparim pozitiv, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.

Al-Ansari tha gjithashtu se takimi i ardhshëm midis negociatorëve do të caktohet sa më shpejt të jetë e mundur pas procesioneve mortore për ish-udhëheqësin suprem të Iranit.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha të mërkurën se bisedimet po shkonin mirë, megjithëse shtoi se ishte ende shumë herët.

Ndërkohë, zyrtarë nga Libani dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA- të javën e kaluar. Pavarësisht kësaj marrëveshjeje, luftimet kanë vazhduar. Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Izraeli miratoi vazhdimin e operacioneve ushtarake në Libanin jugor.

Më herët këtë javë, ministri i jashtëm i Sirisë vizitoi Bejrutin për bisedime me zyrtarë libanezë, duke shënuar udhëtimin e tij të parë zyrtar që kur Trump ngriti mundësinë e ndërhyrjes siriane në Liban.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përcjellë një mesazh me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku vlerësoi rëndësinë historike të Deklaratës...
15:56 | 04/07/2026

Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro

Egjipti pritet të marrë 1.5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në ditët në vijim, i pari nga dy këste të mbetura të një pakete ndihme...
14:49 | 04/07/2026

Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë janë plagosur nga plumba metalikë të veshur me gome të qëlluar nga forcat izraelite në një fshat në veriperëndim të Ramallahut në Bregun...
14:37 | 04/07/2026