U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
Gjykata e Vlorës këtë të hënë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën, i cili u arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi. Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me rroba plazhi ndërhynë për arrestimin e tij. Operacioni u zhvillua në zonën e Drimadhës, ku u arrestuan Pepnika, Redion Rexhmati dhe Xhoni Hitaj.
E njëjta masë sigurie, “Arrest në burg”, është caktuar edhe për Hitaj, i akuzuar gjithashtu për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, si dhe për Rexhmatin, i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Sipas burimeve, Granit Pepnika dhe Xhoni Hitaj ishin shpallur në kërkim që prej muajit prill, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar më herët ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të hetimeve për këtë çështje.
Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ndërsa kishte një masë arresti nga gjykata i dyshuar për përfshirje në mashtrime me përfitime të mëdha financiare nëpërmjet skemave të call center-ave.
Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës