Madonna flet për inteligjencën artificiale: E kundërta e plotë e krijimit të artit
Madonna ka pohuar se mbështetja te inteligjenca artificiale është “e kundërta e plotë e krijimit të artit” në një intervistë të re për “Vogue Italia”,
“Na ishte një herë e një kohë që ishit të rrethuar nga piktorë, muzikantë, valltarë dhe artistë në një vend dhe të gjithë krijonit nga një dëshirë shumë të sinqertë dhe të pastër, për njëri-tjetrin. Kjo përvojë do të thotë shumë për mua”, tha Madonna dhe shtoi se sot gjërat po ndodhin krejtësisht ndryshe.
“Tani, për të marrë një kontratë me një shtëpi botuese, gjëja e parë që duhet të shikosh është sa ndjekës ke”, theksoi ajo. Duke folur për këngën e saj “Bring Your Love”, ajo shpjegoi: Kjo është arsyeja pse në atë këngë them, ‘Mos u përpiq të më shpërqendrosh me numra’. Për mua, gjithçka filloi kur nuk mendoja për grafikët apo numrin e transmetimeve.
Madonna vuri në dukje se kur punon për muzikë të re, ajo largohet plotësisht nga teknologjia dhe mediat sociale për të gjetur frymëzim.
Kjo nuk është hera e parë që Madonna ka kritikuar publikisht ndikimin e teknologjisë moderne. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në premierën e filmit të saj “Rrëfimet II – Filmi”, ajo tha se mediat sociale kanë krijuar një ‘nevojë të vazhdueshme’ për njerëzit për të dokumentuar çdo moment të jetës së tyre. Nga ana tjetër Albumi i ri i Madonnës, “Confessions II”, do të publikohet me datë 3 korrik.
Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin
- 16:06 Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta