Tragjike në Suedi! Vritet me armë i riu shqiptar, dyshohet viktimë e përplasjes së bandave kriminale
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar me armë për vdekje.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga reagimet prekëse në rrjet nga të afërmit e viktimës, të cilët shkruajnë se Genti është vrarë gabimisht.
Dyshohet se i riu shqiptar ishte kalimtar i rastit kur përleshja mes bandave kriminale ka agravuar deri në përdorimin e armëve që i mori jetën Gent Maksutaj, mosha e saktë e të cilit nuk është bërë akoma e ditur, por thuhet të jetë rreth të 20-tave.
Zemërthyer për humbjen tragjike të të birit ka reaguar dhe babai i Gentit.
“U presh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë” ka shkruar babai i Gent Maksutaj në reagimin e bërë në Facebook.
Autoritetet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndaj pritet që të dalin detaje të reja në vijm.
Sakaq, akoma nuk janë zbuluar detaje për ceremoninë mortore të shqiptarit, por pritet që familja të dalë me një njoftim.
Për ngjarjen e rëndë kanë shkruar dhe mediet suedeze të cilat raportojnë se policia u njoftua për të shtëna me armë rreth 9 të mbrëmjes të së dielës, në Kvarngärdet në Uppsala .
Me të mbërritur në vendngjarje, Policia nisi me punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Mirëpo bëhet me dije se një person afro 18 vjeç është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Deri më tani shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, por nuk bien pishtë dyshimet që ngjarja të ketë ndodhur nga përplasjet e grupeve kriminale, ashtu siç kanë pretenduar dhe të afërmit e viktimës.
Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë
Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin
- 16:06 Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë