Kupa e Botës 2026/ Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në fazën çerekfinale

7 Korrik 2026 | 07:16

Belgjika është bërë kombëtarja e radhës që ka marrë biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026. Për ta merituar këtë, djemtë e Rudi Garcias fituan 1-4 mëngjesin e kësaj të marte kundër vendasve të SHBA-së në fazën e 1/8-ave. Tanimë Belgjika gjen përballë Spanjën në ndeshjen që do të luhet më 10 korrik në orën 21:00.

Përballje nisi me dëshirën e Belgjikës për t’u hedhur në sulm. Goli i parë i ndeshjes nuk do të vononte pasi Charles De Ketelaere kaloi Belgjikën në epërsi pas nëntë minutave lojë. Një hutim në prapavijën e vendasve bëri që Raskin të pasonte bukur dhe De Ketelaere nuk gaboi me portën e boshatisur.

SHBA-ja u përgjigj në minutën e 31-të duke barazuar rezultatin me goditjen e dënimit nga Tillman, por topi pësoi një devijim deçiziv nga i sapofuturi në fushë për Belgjikën, Vanaken. Barazimi zgjati vetëm dy minuta pasi Belgjika shënoi sërish me De Ketelaere, kjo pas asistit të Trossard.

Në fraksionin e dytë Vanaken korrigjoi gabimin në golin e parë të SHBA-së duke gjetur golin e tretë për Belgjikën, kjo pas gafës së portierit të vendasve dhe asistit të De Ketelaere. Në fundin e ndeshjes, përkatësisht në shtesën e tretë duhej goli i Lukakut që sfida të ‘vulosej’ 1-4 për Belgjikën.

Kështu, ekipi i Rudi Garcias është mes tetë kombëtareve më të mira të kësaj Kupe Bote dhe në fazën çerekfinale do të përballet kundër Spanjës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet vendimi i plotë unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal në Shqipëri, barra e provës i kalon Prokurorisë

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë zbardhur vendimin e plotë unifikues i cili sjell një kthesë në kriteret e caktimit të masave të...
09:02 | 07/07/2026

Skandali në Botëror, kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

Një raport i Wall Street Journal ka ngritur polemika të forta, duke pretenduar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ndërhyri te presidenti i FIFA-s,...
07:56 | 07/07/2026

“Putin po e ndjen presionin,” Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më pranë nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
07:43 | 07/07/2026