‘The Albanian Files’! Berisha: Projektet janë të porositura me orientimin e Edi Ramës, janë miratuar prej tij
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për librin “The Albanian Files”, duke pretenduar se projektet e trajtuara në të janë të lidhura drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama.
Berisha tha se për ekzistencën e këtij libri kishte mësuar vetëm pak kohë më parë, ndërsa e cilësoi atë si një çështje që, sipas tij, kërkon hetim të mëtejshëm.
“Unë vetëm dy javë më parë kam marrë vesh ekzistencën e këtij libri. Nuk kisha dëgjuar kurrë për të”, u shpreh Berisha, duke shtuar se autori e kishte zhvilluar në mënyrë sekrete materialin, duke e cilësuar si një “dosje”.
Sipas kreut të PD-së, projektet e përmendura në libër janë të orientuara dhe të miratuara nga kryeministri Rama.
“Ato projekte janë të gjitha të porositura me udhëzimin, orientimin e Edi Ramës. Ato leje janë, ato projekte janë të miratuara nga Edi Rama”, deklaroi Berisha.
Ai solli si shembull një projekt ndërtimi pranë kanionit të Gjipësë, duke pretenduar se nisma të tilla nuk mund të realizohen pa miratimin e qeverisë.
“Nuk ka studio në botë që të vijë dhe të bëjë një hotel mbi kanionin e Gjipësë pse i shkrep në mendje atij. Kujt do t’ia thotë Edi Rama këto?”, tha Berisha.
Më tej, kreu i demokratëve e akuzoi qeverinë se ka lejuar ndikimin e mafies së drogës dhe organizatave kriminale në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit, akuza të cilat janë kundërshtuar vazhdimisht nga mazhoranca.
“Kjo është Shqipëria çiflig i Edi Ramës, i dorëzuar totalisht mafies së drogës dhe organizatave kriminale për ndërtim, për zhvillim, për larje parash. Nuk ka histori tjetër këtu”, përfundoi Berisha.
Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Nigel Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim