Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

7 Korrik 2026 | 18:59

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca mbetet themeli i mbrojtjes dhe parandalimit të Evropës.

Në një deklaratë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Costa theksoi se siguria e kontinentit vazhdon të mbështetet në marrëdhënien e fortë transatlantike.

Sipas tij, Evropa po merr përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen e saj, ndërsa shtetet anëtare po përmbushin angazhimet për rritjen e kapaciteteve ushtarake.

Nga ana e saj, Ursula von der Leyen ritheksoi se “një Evropë e fortë është një NATO e fortë”, duke bërë të ditur se Bashkimi Evropian synon të mobilizojë deri në 800 miliardë euro deri në vitin 2030 për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes.

Ndërkohë, Mark Rutte theksoi ndarjen e qartë të përgjegjësive mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Sipas tij, NATO fokusohet në aftësitë ushtarake, standardet dhe strukturën e komandës, ndërsa BE mbështet zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, infrastrukturën, financimin dhe forcimin e qëndrueshmërisë së vendeve anëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane...
19:16 | 07/07/2026

Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë

Turqia ka tërhequr vëmendjen në Samitin e NATO-s duke prezantuar dronin e saj më të ri luftarak, “Molla e Kuqe” (Kızılelma). Mjeti ajror pa pilot...
19:13 | 07/07/2026

Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se Uashingtoni do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Turqisë bazuar në ligjin CAATSA,...
19:09 | 07/07/2026