Erdogan optimist në Samitin e NATO-s: Pres të vendoset një marrëveshje mbi avionët F-35
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se pret që samiti i NATO-s në Ankara të sjellë një zhvillim pozitiv për përpjekjet e Ankarasë për t’u rikthyer në programin e avionëve luftarakë F-35.
Pas një takimi me presidentin amerikan Donald Trump në margjinat e samitit, Erdogan tha se çështja e F-35 ka qenë prej kohësh pjesë e dialogut mes dy vendeve dhe se Turqia ka marrë më herët angazhime nga Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë program.
“Çështja e F-35 nuk është e re për ne. E kemi diskutuar më parë me SHBA-në dhe kemi marrë një angazhim në lidhje me pesë avionët. Besoj se nga ky samit do të dalë një vendim i favorshëm”, u shpreh Erdogan.
Presidenti turk tha gjithashtu se ka besim se Uashingtoni do të respektojë angazhimet e marra më parë, duke vlerësuar qëndrimin e Donald Trump ndaj kësaj çështjeje.
Në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të Trump, SHBA-ja e përjashtoi Turqinë nga programi i avionëve F-35, pas blerjes nga Ankaraja të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400. Uashingtoni argumentoi se përdorimi i sistemit rus mund të rrezikonte sigurinë dhe teknologjinë e avionëve luftarakë F-35.
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe