Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm

7 Korrik 2026 | 20:27

Në një maratonë nuk fiton gjithmonë ai që nis më shpejt pasi një studim i ri ka zbuluar se burrat kanë shumë më tepër gjasa se gratë të humbasin ritmin në kilometrat e fundit të garës, pavarësisht avantazheve të tyre fizike.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, burrat kanë deri në gjashtë herë më shumë gjasa se gratë të përjetojnë një rënie të fortë të ritmit gjatë një maratone, fenomen i njohur mes vrapuesve si “goditja e murit”.

Kërkimi analizoi të dhënat e më shumë se 873 mijë pjesëmarrësve në Maratonën e Berlinit, nga viti 1999 deri në vitin 2025. Studiuesit zbuluan se, edhe pse burrat e përfundojnë mesatarisht garën më shpejt se gratë, ata priren të nisin me një ritëm më agresiv dhe të menaxhojnë më dobët rezervat e energjisë.

Për pasojë, burrat kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të ngadalësojnë ndjeshëm në pjesën e dytë të garës. Diferenca bëhet edhe më e madhe te atletët elitarë: mes atyre që e përfundojnë maratonën në më pak se tre orë, burrat rezultuan rreth gjashtë herë më të prirur të humbnin ritmin me të paktën 20% në gjysmën e dytë të garës.

Studiuesit e lidhin këtë rezultat me prirjen më të madhe të burrave për të marrë rreziqe dhe me një vetëbesim më të lartë gjatë garës, ndërsa gratë shfaqin aftësi më të mira në ruajtjen e ritmit dhe menaxhimin e energjisë.

Sipas autorëve të studimit, kontrolli i ritmit është një nga faktorët më të rëndësishëm për një performancë të suksesshme në maratonë, pavarësisht gjinisë së sportistit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026