Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)
Një e afërme e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër ka dhënë detaje për Euronews Albania lidhur me vrasjen e 55-vjeçares, Bardhe Ziçi. Zoje Nika deklaron se kjo është një ngjarje e rëndë dhe se për çiftin bashkëshortor kishin respekt të gjithë në lagje. Ajo ndër të tjera ka deklaruar se çifti shkonin shumë mirë dhe se nuk kanë patur konflikte.
“Kurrë çfarë të keqe s’ka pas prej këtij djali. Kurrë, si me na pasë ne s’ja di, veç i mirë, i ndershëm, me shku me makinë me të, me ardhë, tona të mirat. Në Francë të shkosh, njeri shumë i mirë. Edhe gruaja, krejt kjo lagje nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje.
Jo, jo, jo, jo, veç me na ardhë shumë keq për këtë familje, shumë shumë shumë. Kanë qenë të mirë, po çka me ba. Fati e zi. Atje e kam kushëri. Edhe këtë gruan e kam shumë respekt për të, se ka qenë grua, njeri i urtë, me të tona të mirat. Të shkretët fëmijët. Debate kurrë! Unë kam qenë shpesh herë atje, e kurrë për jetë s’kanë pasur debate, veç duke shkuar mirë,” tha ajo.
“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
Zbardhen detaje nga vrasja në Shkodër, identifikohen autori dhe viktima (EMRAT)
- 16:26 Zbulohen fotot, këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s
- 16:12 Anijes turistike LGBTQ+ i refuzohet hyrja edhe në Egjipt disa ditë pasi Turqia e refuzoi
- 16:03 “U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
- 15:54 Irani: Qëlluam 10 raketa në bazën amerikane në Jordani
- 15:50 Tensionet me SHBA, tankerët iranianë transportuan 10 milionë fuçi naftë të papërpunuar dhe karburant gjatë natës
- 15:41 Valë e të nxehtit në Francë, mbyllet një reaktor bërthamor për shkak të temperaturave të larta