Anijes turistike LGBTQ+ i refuzohet hyrja edhe në Egjipt disa ditë pasi Turqia e refuzoi

9 Korrik 2026 | 16:12

Një anije turistike LGBTQ+ i është refuzuar hyrja në Egjipt. 2,000 pasagjerët e anijes Scarlet Lady, përfshirë performuesen e Broadway-t Patti LuPone të enjten në mëngjes gjetën një shënim të vendosur nën dyert e kabinës së tyre, i cili i informonte se anija po kërkonte urgjentisht porte alternative.

“Herët këtë mëngjes, na u njoftua se Scarlet Lady i është mohuar hyrja në ujërat egjiptiane dhe, si rezultat, nuk do të jemi më në gjendje të mbërrijmë në Aleksandri sot”, u tha pasagjerëve Rich Campbell, drejtori ekzekutiv i Atlantis Events, grupit turistik që mori me qira anijen Virgin Voyages.

Vizita në Egjipt ishte tashmë një ndryshim nga turi i planifikuar, i organizuar me nxitim pasi anijes iu refuzua hyrja në Turqi . Ende nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për vendimin e qeverisë egjiptiane.

Lundrimi 10-ditor nga Athina në Venecia u bllokua nga Turqia pasi autoritetet publikuan një deklaratë në internet duke thënë se lundrimi ishte marrë me qira “nga grupe të njohura për sjellje që nuk përputhen me strukturën e shoqërisë sonë dhe vlerat tona morale”.

Ata shtuan se mbërritja e anijes ishte anuluar pasi “ngjalli shqetësim të konsiderueshëm publik”.

“Nuk ka absolutisht asnjë mundësi që grupi në fjalë të vizitojë provincën tonë për një ngjarje të kësaj natyre.”

Kyle Olsen, pronari i Hermes Holidays, një tjetër kompani turistike LGBTQ+, tha se besonte se nëse Turqia nuk do t’i kishte refuzuar hyrjen anijes këtë javë, Egjipti nuk do ta kishte ndaluar.

“Shqetësohem se edhe vendet e tjera do të inkurajohen për të ndaluar udhëtimet me anije për persona gej nga portet e tyre”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Palm Beach riemëron aeroportin në nder të presidentit Trump

Palm Beach në Florida riemërtoi aeroportin e saj në nder të presidentit Donald Trump të enjten. Riemërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Palm Beach në Aeroporti Ndërkombëtar i Presidentit Donald J. Trump...
17:47 | 09/07/2026

Tensionet në rajon, ministri i Jashtëm i Iranit zhvillon biseda telefonike me homologët e tij në Turqi dhe Oman

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi zhvilloi të enjten telefonata të ndara me homologët e tij në Turqi dhe Oman, mes rigjallërimit të konfliktit në...
17:38 | 09/07/2026

I riu hidhet me një parashutë me ngjyrat palestineze nga Katedralja Duomo, vihet në pranga (VIDEO)

Një italian 32-vjeçar u hodh me parashutë nga maja e Katedrales historike Duomo me një parashutë me ngjyrat e flamurit palestinez. Incidenti ndodhi në orët...
17:13 | 09/07/2026