Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

9 Korrik 2026 | 20:16

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes disa vendeve europiane, Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit dhe Europol-it.

Sipas OLAF-it, rrjetet kriminale dyshohen se prodhonin, shpërndanin dhe trafikonin produkte të falsifikuara të duhanit, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 10 milionë eurosh.

Muajin e kaluar, autoritetet kryen 23 kontrolle në banesa, ambiente biznesi dhe magazina industriale në disa provinca spanjolle.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 18 automjete, pajisje për prodhimin e duhanit, pajisje elektronike të koduara, 170 mijë euro para në dorë dhe disa armë zjarri. Në total u arrestuan 50 persona, ndërsa dy prej të dyshuarve iu dorëzuan autoriteteve polake.

Në operacion morën pjesë Guardia Civil e Spanjës, Byroja Qendrore e Hetimeve e Polonisë, Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë, Byroja e Policisë Kriminale e Lituanisë, si edhe OLAF dhe Europol.

Drejtori i OLAF-it, Petr Klement, tha se duhani i falsifikuar paraqet rrezik edhe më të madh për shëndetin sesa produktet e zakonshme të duhanit, ndërsa theksoi se tregtia e paligjshme e cigareve dëmton të ardhurat publike dhe financon krimin e organizuar. Sipas OLAF-it, hetimet për këtë çështje vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen

Kievi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje mbi licencën e prodhimit për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të SHBA-së, tha të martën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky...
21:25 | 09/07/2026

Sulme në Iran, 3 shpërthime pranë portit strategjik në Konarak

Tre shpërthime janë raportuar në Konarak të Iranit jugor në provincën Sistan-Baluchistan, ku ndodhet një port strategjik përgjatë Gjirit të Omanit. Këto shpërthime vijnë pas...
21:17 | 09/07/2026

Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2% të enjten për shkak të shqetësimeve se inflacioni dhe një ekonomi e ngadalësuar mund të ndikojnë...
20:33 | 09/07/2026