Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka dhënë udhëzime të qarta për reagimin amerikan nëse Irani arrin të kryejë një komplot vrasjeje ndaj tij, duke paralajmëruar Teheranin për një kundërpërgjigje të ashpër.
Në një intervistë për New York Post, Trump tha se ka lënë urdhra konkrete për atë që duhet të ndodhë në rast të një sulmi ndaj tij.
“Kam qenë në listën e tyre për një kohë të gjatë. Kjo është ajo me të cilën po merremi. Kam lënë urdhra, nëse ndodh diçka, thjesht t’i bombardojmë ata në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë”, u shpreh Trump.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë pas raportimeve se Izraeli i ka dhënë Shteteve të Bashkuara informacione nga inteligjenca për një komplot të mundshëm iranian për vrasjen e Trump.
Sipas një raporti të publikuar nga Wall Street Journal, shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad ka informuar autoritetet amerikane për kërcënime të reja ndaj presidentit amerikan.
Trump la të kuptohet se nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht për një plan të ri nga ana e Iranit, por theksoi se kërcënimet ndaj tij kanë ekzistuar prej vitesh, veçanërisht pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani në një sulm amerikan në vitin 2020.
Presidenti amerikan ka bërë deklarata të ngjashme edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Ankara, në kuadër të Samitit të NATO-s, ku tha se beson se është objektiv i kërcënimeve iraniane.
Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin