Presidenti turk përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë

11 Korrik 2026 | 15:39

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përkujtoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në 31-vjetorin e masakrës, duke theksuar se kjo tragjedi mbetet një nga krimet më të rënda në historinë moderne.

Në një postim në rrjetet sociale, Erdogan shprehu dhimbjen për viktimat boshnjake dhe nderoi kujtimin e tyre.

“Në 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga gjenocidet më brutale në histori, kujtoj me pikëllim dhe mëshirë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona boshnjake që u masakruan. Nderoj me respekt kujtimin e çmuar të martirëve tanë dhe lutem për durim dhe forcë për familjet dhe të dashurit e tyre. Nuk do ta harrojmë kurrë Srebrenicën”, shkroi presidenti turk.

Më 11 korrik 1995, forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiç, pushtuan Srebrenicën, e cila ishte shpallur zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Mijëra civilë boshnjakë, që kishin kërkuar strehim në bazën e paqeruajtësve holandezë, iu dorëzuan më pas forcave serbe.

Gjatë masakrës u vranë 8,372 burra dhe djem boshnjakë, të cilët u ekzekutuan në pyje, depo dhe fabrika, ndërsa trupat e tyre u fshehën në varre masive në përpjekje për të mbuluar krimin.

Çdo vit, më 11 korrik, viktimat e identifikuara varrosen në Varrezat Përkujtimore të Potoçarit. Deri më tani, 6,772 viktima janë varrosur në këtë kompleks memorial, ndërsa 250 të tjera janë prehur në varreza lokale sipas dëshirës së familjeve. Mbetjet e më shumë se 1,000 viktimave ende nuk janë gjetur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmohen gazetarët në Bregun Perëndimor, arrestohen 4 persona

Katër kolonë izraelitë u arrestuan në Bregun Perëndimor me akuzën e sulmit ndaj gazetarëve pranë qytetit palestinez Sinjil. Sipas një deklarate nga policia izraelite, gazetarët...
17:03 | 11/07/2026

Ish-ambasadori britanik: Omani në pozicion të mirë për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet SHBA-Irani

Ish-ambasadori britanik, Nicholas Hopton shpreson që zyrtarët në Oman ku ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi po qëndron për vizitë, të mund të ndihmojnë...
16:40 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026