72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës

11 Korrik 2026 | 16:42

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tij.

Viktima është Urim Hysolli, 72 vjeç, i njohur nga banorët e zonës si person me probleme të varësisë nga alkooli. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte rikthyer prej pak javësh në apartamentin e tij, të cilin e kishte dhënë me qira prej rreth 10 vitesh, duke jetuar së bashku me qiramarrësit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se disa ditë më parë, në gjendje të dehur, 70-vjeçari kishte tentuar t’i vinte zjarrin banesës, por flakët ishin shuar në kohë nga qiramarrësi.

Edhe këtë pasdite dyshohet se ai i ka vënë sërish zjarrin banesës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë apartamentin.

Megjithëse në vendngjarje mbërritën në kohë rekord shërbimet zjarrfikëse dhe policia, nuk ishte e mundur shpëtimi i të moshuarit, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia.

Forcat zjarrfikëse vijojnë ende punën për shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa për arsye sigurie janë evakuuar të gjithë banorët e pallatit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po merr në pyetje banorët e pallatit, si dhe qiramarrësit, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në momentet para rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe...
16:14 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026

Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Jalë ku zhvilloi një bashkëbisedim me ta. Gjatë fjalës së tij,...
15:53 | 11/07/2026