Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Jalë ku zhvilloi një bashkëbisedim me ta. Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe lidhur me protestat si dhe ndikimin e algoritmit.
Ai deklaroi se algoritmi ka impakt të jashtëzakonshëm në amplifikimin e zhurmës, negativitetit dhe të nxitjeve që sipas tij vijnë në formën e videove të manipuluara.
Rama i cilësoi këto video si karburant i hedhur mbi një zjarri që sipas tij nuk është ndezur nga algoritmi, por nga njerëzit.
Sa i përket protestës, ai shtoi se ajo nisi për Zvërnecit teksa theksoi se sipas tij tashmë ajo është harruar. Rama shtoi se realiteti i fakteve nuk është që qeveria shiti atdheun, Sazanin apo Zvërnecin.
‘Është e padiskutueshme që çdo protestë mbart një mesazh, cilado qoftë arsyeja apo ata që dalin në protestë. Protesta mbart mesazhe dhe patjetër që detyra ime është t’i kuptoj sa më mirë ato. Po ashtu, detyra ime është të kuptoj edhe më shumë se kaq, të kuptoj organizatorët, çfarë ka më shumë sesa ajo që duket dhe të kem një pamje sa më të qartë të të gjithë spektrit të çështjeve apo të forcave të angazhuara në protestë.
Ashtu si algoritmi nuk është organizatori i një proteste, ashtu edhe diçka tjetër që unë e kam vënë në dukje: forcat e përfshira që janë armiqësore apo dashakeqe me Shqipërinë dhe që janë përfshirë fuqishëm, nuk janë as ato organizatorët ose arsyeja themelore pse njerëzit kanë dalë në protestë.
Por të gjitha së bashku duhen kuptuar dhe secili duhet të kuptojë se ku mbaron motivi i sinqertë i protestës, si adresohet ai motiv i sinqertë, cilat janë zgjidhjet për shqetësimet dhe ku fillon manipulimi, pjesa kur ti, si njeri i sinqertë në protestë, kthehesh në një vegël, pa dijeninë tënde, e forcave të tjera.
Ndarja bëhet te pikat ku ty të hapet një rrugë për ta adresuar qëllimin ose nuk të hapet. është e rëndësishme të ndahet pjesa e shkaqeve dhe problematikave që kërkojnë adresim nga pjesa që kërkon informim.
Siç mund ta keni vënë re, protesta nisi me Zvërnecin dhe sot Zvërneci është harruar. Sepse, besoj unë, shumë shpejt u kuptua që realiteti i fakteve ishte i ndryshëm nga ai që njerëzit kishin perceptuar përmes kanaleve të dezinformimit. Realiteti i fakteve nuk është që qeveria shiti atdheun, shiti Sazanin apo shiti Zvërnecin. Realiteti është krejt i kundërt’, tha Rama.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri
U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 15:48 Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente
- 15:44 Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
- 15:39 Presidenti turk përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë
- 15:36 Biologu zbulon një specie të re kërmilli deti, i vendos emrin Vozinha në nder të portierit të Kepit të Gjelbër
- 15:23 Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri
- 15:02 Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes