Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me nivelin e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm.
Sipas njoftimit zyrtar, monitorimi do të përfshijë supermarketet kryesore që operojnë në vend dhe synon të krijojë një panoramë të plotë të zhvillimeve në këtë treg. Analiza do të bazohet në të dhënat mbi shitjet, strukturën e konsumit dhe ecurinë e çmimeve për periudhën 1 janar 2025 – qershor 2026.
Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës u ka kërkuar subjekteve të paraqesin informacion të detajuar mbi shitjet totale për vitin 2025 dhe periudhën janar–qershor 2026, si edhe listën e 30 produkteve që zënë peshën më të madhe në shitjet e tyre. Këto produkte do t’i nënshtrohen një analize krahasuese për të vlerësuar sjelljen e tregut dhe zhvillimin e çmimeve.
Sipas Autoritetit, qëllimi i monitorimit është të vlerësojë funksionimin e konkurrencës në këtë segment me rëndësi të veçantë për ekonominë familjare, të evidentojë prirjet e tregut dhe të identifikojë çdo element që mund të kërkojë ndërhyrje në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e konkurrencës.
Autoriteti i Konkurrencës thekson se mbetet i angazhuar për garantimin e tregjeve të hapura, konkurruese dhe transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe mirëqenies së konsumatorëve.

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak