Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

11 Korrik 2026 | 12:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një bashkëbisedimi online, Berisha e cilësoi vendimin për akordimin e 4 milionë eurove si antikushtetues dhe pretendoi se fondi i emergjencës është përdorur për një aktivitet privat.

“Në mënyrë të papritur, antikushtetuese, absolutisht antikushtetuese, Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta të Kushtetutës së Shqipërisë, dhe këtë fond që i është besuar për ta përdorur për emergjenca, urgjenca dhe raste tepër të veçanta, e ndan me Kanye West, një këngëtar i mirënjohur, vetëm e vetëm për lobingje të tij. Ky është një krim antikushtetues”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se paratë e rezervës së qeverisë nuk mund t’i jepen një koncerti privat dhe akuzoi kryeministrin Rama se nuk respekton ligjin dhe Kushtetutën.

“Këtë e bën vetëm ai që nuk pyet për Kushtetutë. Vetëm ai që nuk ka asnjë interes të shtetit ligjor apo interes kombëtar. Ka vetëm interesa personale”, deklaroi Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
11:51 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Dita e shumëpritur për fansat e Kanye West ka mbërritur pasi këtë të shtunë në mbrëmje pritet të mbahet në Tiranë koncerti i artistit me...
08:05 | 11/07/2026