Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

11 Korrik 2026 | 16:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai u dënua me katër muaj burgim me kusht.

Kisha Ortodokse Serbe tha të premten se vendimi i gjykatës është “skandaloz”, pa specifikuar se për çfarë vepre ishte dënuar patriarku serb. Transmetuesi publik slloven, Radiotelevizioni i Sllovenisë, raportoi në mars se Prokuroria Themelore e Lubjanës kishte ngritur aktakuzë ndaj patriarkut të KOS-it për keqtrajtim të një prifti në vendin e punës.

Vuçiç tha se patriarku Porfirije në Slloveni është dënuar “për diçka që nuk e ka bërë kurrë”, por se kjo, sipas tij, “tregon qëndrimin ndaj Kishës Ortodokse Serbe si shtyllë e shoqërisë serbe”.

“Sipas gjykimit tim, patriarku Porfirije mund të krenohet edhe me këtë vendim, sepse ai tregon sa i rëndësishëm është për popullin serb dhe çfarë mendojnë për të të gjithë ata që nuk e duan popullin serb”, tha Vuçiçgjatë një vizite të punimeve në ndërtimin e një segmenti rrugor afër Leskovcit.

Vuçiç shtoi se kjo “mund t’i japë patriarkut serb aureolën e një viktime dhe martiri, si dhe forcë edhe më të madhe nga populli të cilit i shërben me besnikëri”.

Porfirije ishte në krye të Mitropolisë së Zagrebit dhe Lubjanës të Kishës Ortodokse Serbe nga viti 2014 deri në vitin 2021, kur u zgjodh patriark.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026

Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente

Autoritetet franceze kanë arrestuar 32 persona të dyshuar për shkaktimin e zjarreve në 22 departamente të vendit që nga fillimi i verës, njoftoi të shtunën...
15:48 | 11/07/2026

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë të shtunën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 19 të tjerë, ndërsa Kievi pret furnizime mbrojtëse dhe...
14:55 | 11/07/2026